KreuCelebrity

Urimi i Arminës në 40-vjetorin e Shkëlzenit: Qofshin ditët e tua të bardha, siç ke zemrën!

Shkëlzen Berisha feston sot ditëlindjen e tij të 40-të e mes dhjetra urimesh që juristi I njohur ka marrë këtë mëngjes, nuk mund të mungonte ai i të fejuarës së tij Armina.

Blogerja bukuroshe (sigurisht pasi e ka uruar privatisht) ka zgjedhur të urojë partnertin e saj publikisht përmes një foto të çifit shoqëruar me disa fjalë zemre.

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime Shkelzen Berisha! Qofshin të gjitha ditët e tua të qeshura siç ti je gjithmonë, qofshin të bardha siç ti e ke zemrën dhe siç ti sjell dritë sa herë të kam afër. Të uroj me shpirt lumturi dhe qofshim në çdo ditëlindje bashkë Përgjithmonë”; ka shkruar Armina në urimin Xenin, siç ajo më së shumti e quan.

Çifti prej më shumë se pesë vitesh po jeton historinë e tyre të dashurisë, ndërsa në tetor të 2018-ës përmes një ceremonia private shpallën fejesën. Sa i përket dasmës Armina e ftuar pak ditë më parë në programin Rudina tha se nuk do të martohet në vitin 2019 (siç flitej së fundmi) pasi është tejet supersticioze dhe nuk do të zgjidhte një vit tek,l për ngjarjen e rëndësishme të jetës së saj.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF