KreuCelebrity

Aktorja e njohur sfiloi në tapetin e kuq të Oskarëve me bastun në dorë, po cfarë ka???

Aktorja 46 – vjeçare Selma Bleir, ka zgjedhur tapetin e kuq të çmimeve Oskar, për të treguar dhe njëherë madhështinë e saj. E veshur me një fustan ëndrrash, një make up i kuruar në detaje dhe me aksesorin më të veçantë të mbrëmjes, bastunin, Selma Bleir është shfaqur pas një periudhe mungese për shkak të sëmundjes së saj të sklerozës multiple.

Aktorja e cila po përballet me këtë sëmundje, e diagnostikuar në gusht të vitit te kaluar, nuk i ka rezistuar dot përlotjes.

“Ndjehem fatlume pasi rrethohen nga njerëz që më duan”, ka thënë aktorja gjatë një postimi në Instagram. Ajo ka shpjeguar që bastuni e ndihmoi atë të hidhte hapat në tapetin e kuq, si të ishte një dhuratë e veçantë. Kanë qenë të shumtë aktorët që e kanë vlerësuar këtë veprim të Selmës, duke e cilësuar atë si një “luftëtare të paepur”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF