Dukesha e Sussex-it sërisht ka thyer protokollin e etikës mbretërore. Megani ka lejuar të bëjë një lule të madhe, tatuazh me bojë, në dorë, gjatë vizitës së fundit në Marok. Tautazhet me bojë bëhen zakonisht në rastet speciale, kryesisht për të celebruar shtatëzaninë.
Një të tillë pati bërë dhe Kate, por ky i Meganit i kalon kufijtë, është i stërmadh. “Tatuazhi paraqet lulen e parajsës, me të cilën ne shënojmë vajzat për raste të veçanta”, i ka shpjeguar Meganit një nga vajza e vendit.
Megani ka preferuar të mos e lajë tatuazhin, madje ka falenderuar vajzën duke i bërë dhe një dhuratë.