KreuCelebrity

Jo vetëm Luana me Krenarin; edhe një çift tjetër shqiptar shumë i njohur po shijon Maldivet!

Pasi pushoi për pak ditë në Alpet Austriake së bashku me motrat, ishte momenti që Luana Vjollca t’i dedikohej partnerit duke zgjedhur si destinacion Maldives e largëta dhe ekzotike!


Moderatorja nuk na i ka kursyer as fotot me bikini ku duket tejet seksi, e as pamjet përrallore që po shijon së bashku me partnerin Krenarin.


Por, duket se dyshja e famshme nuk qenka i vetmi çift që ka zgjedhur këtë destinacion këto ditë shkurti, pasi një tjetër çift shumë i njohur qenkan në Maldive. Bëhet fjalë për Mihrije Braha dhe Naim Abazi, një ndër çiftet më jetëgjatë e tejet i dashur për publikun. Zonja Braha ka postuar një foto në rrjetin social instagram, ku në rërën e bardhë të Ishujve përtej Oqeanit shkruhet: Naim & Mihrije, shoqëruar me dy zemra!


Bëfshi qejf Luana-Krenar e Mihrije-Naim, ndërsa këtu tek ne si për ‘inat’ temperaturat këto ditë ranë nën zero!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF