KreuCelebrity

As Dua, as Rita, as Bebe…ja cila është këngëtarja shqiptare që ndiqte Karl Lagerfeld në Instagram

Karl Lagerfeld u nda nga jeta më 19 shkurt në moshën 85 vjeçare duke e lënë botën e modës në trishtim të thellë. Stilisti ikonik i shtëpive gjigande Chanel dhe Fendi thuhej se së fundmi ka shfaqur probleme shëndetësore, duke bërë që për herë të parë të mos ndiqte nga afër prezantimin e koleksionit Vjeshtë-Dimër të Chanel.

Në llogarinë e tij në Instagram stilisti i njohur ndiqet nga 5.5 milion njerëz, ndërsa ai vetë ndjek vetëm 184. Një ndër personat që emri ikonik ndjek është edhe një këngëtare shqipatare, e nëse mendoni se bëhet fjalë për Dua Lipën, Rita Orën, apo Bebe Rexhën jeni krejtësisht gabim, pasi Karl edhe pse ka bashkëpunuar me të treja vajzat shqiptare, nuk e ka parë të arsyeshme t’i ndjekë ato në Instagram.

E vetmja shqiptare që duket se ka grishur kuriozitetin e krijuesit të stilit është pikërisht Jonida Maliqi e cili ndodhet mes 184 personave që Lagerfeld ka ndjekur në llogarinë e tij personale.

Shija e hollë dhe stili i pashoq i këngëtares Jonidës nuk i ka shpëtuar syrit të mprehtë të Karl e kjo dëshmon edhe një herë që këngëtarja dhe fashionistja shqiptare është unike në stil e jo vetëm!

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF