Ka qenë në vëmendjen e mediave përgjatë gjithë kohës së shtatzanisë e ajo sigurisht, nuk mund të mungonte tani që Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për të parën herë!
Ka qenë e ëma e këngëtarit, Lirije Gjikolli ajo që e dha lajmin përmes postimit në Instagram të fotos së një tufe lulesh, rreth të cilave shkruhej “është djalë”.
Dhe të mendosh se disa ndjekës të Elitës në rrjetet sociale e kishin parashikuar këtë, nisur nga nuri që thoshin se I kishte rënë moderatores! Lirija nuk e fshehu kënaqësinë e saj, me mesazhin në krah të fotos ku thuhet: “Ndjenjë e veçantë, nga sot gjyshe”.