Janë kthyer në një cift mjaft popullor të showbizit, dhe raporti i ngushtë që kanë me njëri tjetrin i bën edhe më të dashur për publikun. Florian Binaj dhe e shoqja, Sadina ishin të ftuarit e “Rudina“ në Tv Klan, ku kanë rrëfyer historinë e tyre që në fillesat e saj; u njohën ne lice dhe ishte dashuri me shikim të parë, po cili është sekreti i jetëgjatësisë së kësaj lidhjeje të kurorëzuar me një martesë të lumtur?
Flori dhe Sadina, prindër të dy fëmijëve, e thanë pa hezitim: respekti dhe besimin që kanë pasur dhe kanë për njëri tjetrin. Cifti ndërkohë pohoi se ka plane edhe për një fëmijë te tretë!



















