KreuCelebrity

Publikohet lista e pagesave të artistëve që do të performojnë nesër në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

Dafina Zeqiri, Mc Kresha, Gjiko, Lumi B, Rina Balaj, Llumi, Fuego dhe DJ Dagzi janë disa prej artistëve që do të performojnë të dielën e 17 shkurtit për të kremtuar 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.


Por sa do të paguhen këngëtarët që do të krijojnë atmosferën festive në sheshin e Prishtinës?!


Gazeta “inFokus” publikon dokumentet e shumës qëparashikohet të shpenzohet për organizimin e koncertit, ku shkruhet se do të paguhen nga buxheti i shtetit 3.263.650 euro.


Gjysma e këtyre parave është parashikuar të shpenzohet për të pagesën e këngëtarëve: Dafina Zeqiri, Mc Kresha, Gjiko, Lumi B, Rina Balaj, Llumi, Fuego dhe DJ Dagzi.
Në dokument thuhet se, ky i fundit do të paguhet 2.000 euro.
Nga ana tjetër, për arredimin e koncertit janë parashikuar 3.000 euro dhe po kjo shumë shkon edhe për audion dhe sistemin e ngrohjes.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF