Prej muajsh ata po jetojnë një histori shumë të bukur dashurie, por duket se për çiftin Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj marrëdhënia paska kaluar në stadin final; atë të propozimit për martesë.
Duket se Enit i qenka bërë pyetja e bukur nga partneri i saj e që ajo sigurisht është përgjigjur PO.
Ka qenë Genci ai që ka ndarë momentin magjik, në çastin kur i ulur në gjunjë ai I ka propozuar të dashurës së tij.
“Momenti më i bukur, në Plavën e bukur me të bukurën time. 03.11.2018 Eni Koçi po mendonte se skana u ndërtua për photoshooting”; ka shkruar këngëtari nën postimin ku dukej i ulur në gjunjë teksa i ka propozuar të bukurës së tij.



















