Mbetet një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, si për zërin e mrekullueshëm ashtu edhe për thjeshtësinë e sinqeritetin e saj. Eranda Libohova ishte e ftuar tek “Rudina“, ku rrëfeu sesi e ka përjetuar atë që e konsideron si humbje te jashtezakonshme per te.
Përpara pak kohësh, u nda nga jeta nëna e saj me te cilën jetonte prej vitesh tashmë.
Sic rrëfeu dhe vetë, e ëma I mungon shumë. “ Shoh atë vendin ku rrinte tek televizori“, tha Eranda ndersa mezi I mbajti lotët, duke shtuar : “ ‘Me nënën nuk ngopesh kurrë’. Këngëtarja tregoi se shumë shpejt do të vijë me një dedikim për të gjitha nënat shqiptare, një mënyrë e bukur kjo për të kujtuar dhe të ëmën.