Këtë mëngjes aktori Rezart Veleshnja ka habitur jo pak, kur në insastoryn e tij bëri publike një ngjarje jo fort të hijshme që i ka ndodhur në jetën e tij private.
E dashura duket se ka kryer tradhëti ndaj Veleshnjas dhe aktori nuk ka nguruar aspak ta ndajë këtë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social insagram.
Aktori i “Portokalli” duket se ka mbetur i shokuar pasi ka zbuluar se ish- partnerja ka patur 4 lidhje paralele, e për këtë Rezarti vendosi ta demaskojë duke e tag-ur emrin e ish-të dashurës në çdo postim të tij!
Në bisedat e publikuara mes miqve të tij, Rezarti zbuloi se i kishte blerë ish- it një unazë me vlerë 8 mijë dollarësh, pasi për të kjo ishte një lidhje serioze!



















