Atëherë kur nëna shijon modelingun në krah të vajzës: mamaja supermodele, Christie Brinkley, që në 2 shkurt mbushi 65 vjec, dhe vajza e saj 20 vjecare Sailor Brinkley-Cook kanë sfiluar së bashku për Elie Tahari në Nju Jork. Nëna kishte një kostum të bukur jeshil të errët, ndërsa vajza një fustan të shkurtër kombinuar me cizme deri tek gjuri.
Duo-ja i ka sjellë një energji të re sallës, me komunikimin dhe harenë e tyre, duke rrokur dhe duart ndërsa kalonin pranë njëra-tjetrës.
Një risi të kesh një familje në të njëjtën sfilatë, apo jo?



















