Aulona Limani është balerina që prej disa ditësh ndodhet krah Saimir Kodrës dhe Gentian Zenelaj si velina e re e emisionit “Stop”. 19-vjeçarja bukuroshe është nga Kumanova dhe prej pak kohësh ka qenë pjesë e balerinëve të “Albi Nako Dance”.
Duket se Aulona paska lidhje gjaku me një prej këngëtarëve të njohur të kohëve të fundit Ylli Limani. Mbiemri i përbashkët nuk është aspak rastësisht pasi velina bukuroshe ka zbuluar se ajo ka lidhje farefisnie me këngëtarin e baladave.



















