
Historia e Edlir Rekës, të riut që mashtroi duke u hequr si krijues i pikturës fituese në një konkurs në Rusi ( u tha madje se tashmë vepra e tij do të qëndronte në “Muzeun e Artit Modern” në Moskë), bëri bujë në media. Por ai pretendon se e gjitha kjo ka qenë një lojë me qëllimin të tregojë nivelin e gazetarisë shqiptare. Reka foli për disa gazeta të ndryshme e u ftua edhe tek “Ftesë në pesë“ dhe “ Rudina“, vetëm që në fund të rezultonte se ishte e gjitha një mashtrim! 21 vjecari tani thotë se ishte infiltruar nga ByPass Show në Vizion Plus. Gazetarët nuk verifikuan asgjë, morën thjesht një histori vetëm me fjalë, ka thënë ai në një video të hedhur në rrjetet sociale. Këtë e pohoi dhe moderatori i show-t, Agim Bajko.