KreuCelebrity

Të gjitha komplimentet sot shkojnë për Enada At’Nikollën

Dhe me të drejtë!

Teksa bënim një xhiro nëpër instagram këtë mesditë, një foto e sapo postuar nga Enada At’Nikolla na tërhoqi vëmendjen. Duket se stilistja e njohur ka menduar t’i bëjë një rifreskim ‘look-ut’ këtë fillim shkurti, përmes flokëve të saj.

E veshur sport, me flokët e prera fare shkurt, me baluken e shtrirë anash, e me ngjyrën biond që e karakterizon, Enada duket si një gjimnaziste e sapo kthyer nga shkolla. Siç edhe parukierët e famshëm botërorë thonë gjithmonë se; një femër duhet të jetë shumë e bukur që të guxojë me flokë shumë të shkurtra dhe padiskutim që ky është rasti i Enadës.

Jo më kot, edhe komentet nën foton e postuar kanë të gjitha një lajtmotiv: me këto flokë je edhe më yll!

At’Nikolla prej kohësh po ‘notonte’ në ujëra të sigurt sa i përket flokëve, duke preferuar të mbantë një gjatësi klasike deri pak poshtë supeve.

Me ndryshimin e sapo bërë efektin “WOW” ajo e rrëmbeu!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF