KreuCelebrity

Këngëtarja britanike tregon sekretin e humbjes dramatike në peshë!!!

Ka arritur ta transformojë krejtësisht trupin e saj pasi humbi thuajse 20 kg. Dhe Kerry Katona ishte betuar t`ua tregonte fansave sesa larg ka shkuar në udhetimin e lodhshëm të humbjes në peshë duke postuar në Instagram foto para dhe pas ndryshimit trupor. Ish këngëtarja e Atomic Kitten ka arritur një formë shumë të mirë fizike, sidomos krahasuar me fotot e 2014-tës.

Kerry është kthyer në fanse të palestrës, po ka ndërruar edhe dietën. Ajo ngrihet që në 5 e 30 të mëngjesit e bën pak joga, 20 minuta, dhe kjo  e ka ndihmuar shumë në tonifikim.

Pjesën e parë të dietës e ka pak të fortë:

Mëngjes- smoothie me perime, arra e fruta

Dreka- Peshk ose pulë me perime

Por ndërkohë tregohet e sinqertë, dhe rrëfen se pak heqje dhjami në bark e ka bërë dhe se ka përdorur në fillim të dietës pilula për të ulur oreksin

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF