Në çantën e një femre mund të gjesh çfarëdo, por secila prej nesh I ka disa gjëra të cilat nuk mundojnë asnjëherë në aksesorin e përditshëm. Po çfarë nuk mungon asnjëherë në çantën e Jonida Maliqit?!
Këngëtarja dhe blogerja ka zbuluar për blitz.al sendet që ka çdo ditë pavarësisht kohës dhe ku ndodhet. Portofoli me paratë dhe dokumentet e nevojshme sigurisht është gjëja kryesore që kurrsesi nuk mund të mungojë në çantën e saj.
Parfumi gjithashtu ndodhet gjithmonë aty dhe momentalisht Jonida është e fiksuar pas aromës Rien Intense, Etat Libre D’orange. Produkti tjetër që fashionistja mban në çantë është zbutësi i buzëve e gjithashtu një pasqyrë. Një këshillë nga Jonida Maliqi për irritimin e syve nga era, pluhuri, apo edhe nga lodhja është që të mbani në çantë gjithmonë një solucion sysh, dhe ajo përdor Septobore.



















