I bie botës rreth e qark me turnetë e saj dhe vetëm këtë vit ka udhëtuar në Kili, Beverli Hills, Las Vegas e Maldive. Rita Ora e tregoi me një mënyrë shumë origjinale sesa shumë e ka marrë malli për shtëpinë; këngëtarja postoi në Instagram një foto të vetën kur ishte fëmijë. Rita ishte djegur nga dielli gjatë pushimeve dhe e ëma, Vera, po e lyente me krem.
Ngjashmëria e tyre, dallohet aty më qartë se kurdoherë tjetër; duket fare mirë se nga e ka marrë Rita bukurinë!. “Më ka marrë malli për mamin“, shkruan ajo“, këtu jam unë e djegur nga dielli gjate pushimeve. Kalamaj, përdorni krem mbrojtës“, ishte këshilla e saj.



















