Ajo është drejt fundit të pritjes së ëmbël, për t’u bërë nënë për herë të parë. Elita Rudi duket se ka vendosur t’i bëjë një rifreskim pamjes, duke prerë flokët deri në supe e duke krijuar baluke, të cilat ja shtojnë edhe më hijeshinë mamit në pritje.
Moderatorja dhe bashkëshorti i saj Gjiko, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë që mendohet të jetë djalë. Çifti lidhi kurorë përmes një ceremonie madhështore në shtator të vitit të kaluar, ndërsa janë tejet të emocionuar teksa vetëm pak ditë më vonë ata do të përjetojnë ndjesinë e bukur të të bërit prind.



















