Miqësia e tyre është diskutuar shumë, sidomos pas videoklipit “ Ia ke bo vetes“, ku dukej sikur mes Fifi dhe Flori Mumajesit kishte një afërsi shumë të madhe. Madje është përfolur dhe një lidhje mes të dyve, dhe Filloreta Raci me shaka e pat quajtur “ të dashurin e portaleve“. Por së fundi, ata kanë bërë të ndizen sërish spekullimet rreth tyre, vetemë se tashmë në një drejtim tjetër.
Fifi dhe Flori nuk e ndjekin më njëri tjetrin në Instagram, cka ngriti shumë pyetje.
“Besoj se është pak si shumë private si temë, por gjithsesi ne besoj se jemi miq me Florin dhe duhemi akoma”, -ka thënë këngëtarja për iconstyle.al, duke treguar kështu se një krisje mund të ketë vërtët!



















