KreuCelebrity

Vakti më i rëndësishëm i ditës për të humbur peshë nuk qenka ai që mendonim, e thotë trajneri i aktores së famshme hollivudiane!

Trajneri personal i Margot Robbie rrëfeu sekretin e linjave të saj të jashtëzakonshme: ngrënia e mëngjesi sipas tij, është vlerësuar më shumë nga sa duhet dhe që të humbësh peshë, duhet të lësh një dritare kohore mes vakteve prej 8 orësh.

E gjithë ideja e mëngjesit si vakti më I rëndësishëm i ditës, sipas David Higgins buron nga fushatat publicitare të viteve 40`, kur i mëshohej këtij fakti nga kompanitë që donin të shisnin ( në ato fushata thuhej se mëngjesi duhet të ishtë I rëndë dhe me vezë të zjera apo të skuqura patjetër) . Ndonjëherë, mëngjesi nuk ju duhet fare, këmbëngul eksperti i fitnesit, që ka për kliente edhe  emra të mëdhenj si Naomi Campbell dhe Claudia Schiffer.

Kështu, Margot e anashkalon mëngjesin shpeshhetë duke u fokusuar tek dreka, ku preferon pulën me lëng limoni dhe oriz kaf, apo peshkun me sallate me domate e kastravec, dhe darkën që konsumon më shumë peshk ton me patate të ëmbla.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF