Olsi Kolami
Klea ka një pamje të brishtë, një buzëqeshje të madhe, me flokë sterrë të zinj dhe një veshje në të njëjtën ngjyrë, në respekt të krijueses, frymëzueses, ose e thënë thjesht të ëmës, aktores të mbi 100 roleve në kinemave dhe teatër, Hajrie Rondo. I kujton ende orët e gjatë kur i duhej të bindte qepallat e rënduara të mos mbylleshin, teksa priste në prapaskenë, ndërsa e ëma luante në teatër, apo kur i duhej të priste për 6 orë derisa xhirimet të mbaronin, duke kqyrë me kuriozitetin e një vogëlusheje gjurmët e të ëmës që pluskonin në ujin e kënetës. Në një rrëfim emocionues, Klea Konomi, flet për karrierën, shfaqjen që do të ngjitë në skenë, kujtimin e vyer duke luajtur krah së ëmës, telefonatat e munguara mëngjeseve dhe këshillat që ajo i ka dhënë për jetën dhe aktrimin.
Po nisni sezonin e ri në Metrofest me “Kryet e Huthrës”, çfarë risish presim?
Jam aktivizuar në shfaqjen ‘Kryet e Hudhrës” me autore Krist Berisha dhe regji Sonila Kapidani. Është një komedi që nuk e kisha lexuar asnjëhere, sepse Metrofest bazohet në vepra dramaturgjike të cilat nuk janë vendosur në skenën shqiptare, pjesë të cilat konsiderohen të humbura ose të lëna mënjanë. Pra është një eksperiencë shumë e bukur sepse e gjithë pjesa bazohet në zhanrin e “comedia delle arte”, jo shumë i lëvruar në Shqipëri. Kam një rol shumë pikant, rolin e Lezes i cili më ka pëlqyer dhe më ka ngjitur shumë, shpresoj ta realizoj sa më mirë.
Sa ndihesh brenda karakterit?
Është një karakter të cilin nuk e kisha provuar më parë. Më më pëlqejnë sfidat dhe këto dy vite në Teatrin Metropol kam luajtur figura që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe ajo që kërkoj është të mos përsëris veten me rolet e mia.
Fakti që është një vepër shqiptare, si ndihesh, sepse shumë të tilla lëvrohen?
Dramatugjia shqiptare është pak e varfër me prurjete saj dhe të shkruarit e dramës shqipe. Kjo është një komedi situatash shumë e këndshme dhe tërheqëse, që i lë vend narracionit, me dialogje shumë aktive dhe situata me humor, vjen shumë natyrshëm dhe e ndihmon shumë aktorin në realizimin e plotë të kësaj vepre.
Teatri Metropol sjell të rinj të talentuar përmes një gare në skenë, edhe ju jeni një artiste e një brezi të ri, si e shihni këtë gjë?
Magjia që ka ndodhur në Teatrin e Metropolit pas ardhjes së drejtoreshës së Jonida Beqo duke ka sjellë një frymë të re dhe inovative, një revolucion në teatër, duke futur audicionet, duke i dhënë një shanc të rinjve të talentuar, të cilëve u mbyllen dyert në vende të tjera. Teatri i Metropolit është i vetmi oaz ku mund të punojmë të qetë, pa asnjë lloj kompleksi dhe mund të shpalosim atë që duam të bëjmë. Eksperimentohet nga dramaturgjia shqiptare dhe ajo botërore, teatri lëvizës dhe comedia delle arte, duke sjellë një revolucion të vërtetë.
Po raportin me kinemanë si e keni?
Raportin më të mirë e kam me teatrin, i cili më mbush shpirtërisht, ndryshe nga filmi. Drithërimën që ma jep teatri, ma jep më pak filmi. Edhe kur më kanë bërë popozime për filma, nuk e kam atë etje, pasion dhe emocion që më jep një rol në teatër.
Pse, mamaja juaj ka pasur role brilante në teatër dhe kinema?
Ndoshta sepse ka qenë e tillë periudha, duhej të realizonin 16 filma në vit dhe dashur pa dashur, aktivizoheshin të gjithë aktorët, duke shpalosur talentin, se cili ishte aktori që dinte të bënte teatrin dhe filmin. Ky ishte shanci që ata e kishin dhe ne nuk e kemi sot. Sepse ka shumë pak filma, pak buxhet për kinemanë dhe ndoshta duhet të jesh në klanin e atyre pak regjisorëve që operojnë me filmat e sotëm.
Një vit pas largimit nga jeta e mamasë tuaj çfarë të mungon më shumë?
Për mua ajo ishte i vetmi mendim i sinqertë. Nuk ta bënte qejfin kurrë. Për të teatri ishte djersë dhe punë. Më thoshtë “Skena e teatrit nuk të mban me hatër, sepse je para njerëzve, e zhveshur komplet’. Ajo ishte kritizierja ime më e mirë. Unë jam një njeri që nuk më pëlqen vetja, ndaj më thoshte: duhet ti japësh më shumë ngrohtësi vetes, edhe një fjalë të mirë. Nuk duhet të jesh kaq e rreptë me veten. Më thoshtë: ti je e talentuar, më e talentuar se unë! Asnjëherë nuk e besoj, edhe pse asaj i ishte dhënë mundësia më shumë, ndërsa ne e kemi më pak mundësinë.
Çfarë të mungon në raportin nënë e bije?
Më mungon telefonata e mëngjesit që më bëntë gjithmonë. Ishte i vetmi njeri që më bënte urimet për ditëlindje. Çdo ditë që kaloj më shoqërojnë copëza të jetës tonë, sepse ishim shumë të lidhura bashkë. Aq më tepër u lidhën katër vitet e fundit kur mamaja ishte e sëmurë. Më kalojnë para sysh pjesë të historisë nga fëmijëria ime deri në fund…
Cili është kujtimi më i bukur që të vjen, sa herë mbyll sytë?
Kemi shumë kujtime nga jeta jonë personale. Shkoja në turnetë e saj dhe xhirime. Mbaj mend “Agimet e stinës së madhe”, xhirimet bëheshin në një kënëtë, ku ajo me aktorët e tjerë rrinin në ujë deri në brez për 6 orë sa i ngjiteshin shushunjat. Mbaj mend, isha 5 vjeçe dhe Jani Riza më mbante ne kurriz. Prisja gjatë xhirimevë në shi e në diell, ose në parapaskenat e teatrit derisa mbaronte shfaqja.
Cilin nga rolet e saj do të kishe dëshirë ta rikthejë në skenë?
Më ndodh që kur në televizor jepen filmat e mamit nuk i shoh dot. E kam shumë të vështirë dhe e ndryshoj kanalin. Kjo ndjesi do të kalojë me kohën, por tani nuk e përballoj dot. Nëse do të luajë një rol të saj nga galeria e saj e madhe do ta kisha shumë të vështirë, nëse do ta bëja sa gjysma e saj. Kur shikon diçka aq të arrirë them: a do të arrir të bëj gjysmën? Ajo ka mishëruar rolin e gruas së jugut, unë e njoh atë grua, jam rritur aty, jam vajzë jugu, por do ta kisha shumë të vështirë.
Çfarë ke trashërar nga ADN-ja e saj si artiste?
Përkushtimin në punë, nuk lodhem dhe nuk përtoj ansjëherë. Jam shumë korrekte, nuk di të bëj hile. Jam modeste në arritjet e mia, nuk e reklamoj. Ka momente që nuk e kuptoj kur më thonë: E bërë zërin apo ojnat si mamaja. Nuk e kuptoj, sepse është diçka e brendshme, sa edhe para pasqyrës nuk e kupton, por të tjerët e shohin.
Po një kujtim që ju lidh bashkë me skënën?
Kam pasur dy herë fatin të luajmë bashkë: një herë “Molierin” në Teatrin e Fierit dhe herën e dytë në Teatrin Kombëtar me “Salla e Banjës” e Inis Gjonit. Mbaj mend gjatë shfaqjeve, kishte momente që në intepretim shiheshim në sy dhe na kapte e qeshura. Kthente kohën për të shmangur të qeshurën, ose kishin shenja që i dinim vetëm ne të dyja dhe kur na ikte ndonjë batutë kuptohehsim me sy…
Cili është mësimi më i madh në jëtë që të ka dhënë mamaja?
‘Atë që bën, bëjë mirë deri në fund. Mos bëj asnjë gram hile, jepi shpirt roleve’. Kjo ishte gjëja e parë që më mësoi që kur hyra në Akademinë e Artëve.