Thashethemet midis një zënke të mundshme mes Kate Middleton dhe Meghan Markle thjesht nuk do të zhduken. Mesa duket sa herë që Dukesha e Kembrixh dhe Dukesha e Sussex mundohen t’I hedhin poshtë thashethemet një tjetër thashethem del në pah. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për një zënkë midis dukeshash; ato madje krahasohen rregullisht në çdo mënyrë të mundshme.
Një nga thashethemet që ‘përndjek’ Meghan qëkur ajo I’u bashkua familjes mbreëtrore është se ajo është një njeri shumë I vështirë dhe se nuk është aspak e lehtë të punosh me të, madje ajo ka shkaktuar që shumë punonjës të pallatit Kensington të japin dorëheqjen. Madje përflitet se asaj I është vendosur nofka “Duchess Difficult” (Dukeshë Vështirësia) nga punonjësit e pallatit mbretëror. Pra a janë të vërteta fjalët se Meghan është një diva e cila bën që njerëzit të largohen nga puna? Në fakt përgjigjja është ‘jo’. Sipas një burimi brenda pallatit Meghan është një person I pëlqyer mes stafit mbretëror dhe nuk ka qenë ajo shkaktarja që ata janë larguar. Sipas ELLE.com dhe burimit të tyre, Meghan ‘është në ankth për të mësuar protokollin mbretëror dhe I merr detyrat e saj shumë seriozisht. Ajo është një person që mëson shpejt dhe u është mirënjohëse personave që e kanë ndihmuar të përshtatet me jetën e saj të re si një pjestare e familjes mbretërore.”
Një krahasim vjen midis Kate dhe Meghan midis stileve të tyre të menaxhimit që janë shumë ndryshe nga njëri-tjetri. Por si shpjegoi edhe burimi i familjes mbretërore Kate dhe Meghan janë shumë ndryshe nga njëra tjetra dhe kanë stile të ndryshme menaxhimi.



















