KreuCelebrity

Meghan Markle shfaqet pa makijazh ndërsa e kalon mëngjesin duke folur për modën në qendrën e bamirësisë Smart

Dukesha e Sussex shfaqet perfekte ndërsa vizitonte organizatën disa orë pas shpalljes së patronazhit të saj me një pamje të freskët rinore dhe makijazh natyral,.

Duke treguar qukat e saj natyrale Meghan dukej shumë e lumtur dhe e relaksuar këtë mëngjes. Me flokët e kapur topuz ajo kishte lyer qerpikët e zinj, buzët nude dhe kishte vendosur një palë vathë gold.

Ajo mbante veshur një fustan të zi  nga Hatch dhe një pallto bezhë Oscar De La Renta të kombinuara me një palë këpucë me takë të ulët nga Ganvito Rossi. Organizata që ajo mori në patronazh, Smart Works ndihmon gratë e papuna të rifitojnë aftësi dhe vetëbesim nëpër intervista pune që të mund të kthehen në punë. Kjo përfshin edhe veshje për intervistën e punës duke ofruar trajnim të posatshëm, ku gratë takohen çdo muaj për të diskutuar rreth progresit të tyre.

 

Meghan gjatë vizitës së saj I ndihmoi gratë gjithahstu që të mund të zgjidhnin rroba për intervista pune.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF