KreuCelebrity

Romantiku Jon Gjebrea surprizon të fejuarën

Një vit më parë djali i Ardit Gjebreas shpalli fejesën me partneren e tij prej disa vitesh. Nëpërmjet një ceremonie mes dy familjeve,  Jon Gjebrea dhe Merlin Haxhiymeri më 8 janar 2018 u quajtën zyrtarisht të fejuar. Çifti bashkëjeton në Vjenë ndërsa vijnë herë pas here në Shqipëri për të takuar prindërit.

Gjithmonë nën shoqërinë e njëri tjetrit, Joni dhe Merlin ngurojnë t’i shprehin njëri tjetrit dashurinë; ndërsa sot bukuroshja Merlin është surprizuar nga i fejuari saj.

Sapo ka hyrë në shtëpi ajo ka gjetur mbi tavolinë një buqetë të bukur me lule, të cilën e ka postuar  në instastoryn e saj, duke na njohur kështu edhe me dërguesin special, që nuk mund të ishte tjetër përveçse Joni.

“Jon Gjebrea të dua”; shkruan Merlin në story ndërsa ne na u bënë sytë zemra.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF