KreuCelebrity

“Mos më bëni t’ju kujtoj cila jam”! Me cilën e ka Adelina?!

 

Pas një shkëputje të gjatë në muzikë, këngëtarja Adelina Ismajli u rikthye me klipin e saj më të ri “sa 1000 ëngjëj”. Ndonëse jo në ujërat që jemi mësuar ta shohim energjiken Ismajli, kënga e re është pritur mjaft mirë nga publiku e nga fansat e saj, që me kohë ishin në pritje të divës.

Por duket se diçka jo fort e mirë i ka rënë në vesh Adelinës, ose të paktën këtë kuptuam nga një postim i saj i në instastory:


“Unë i ndjej disa k***ka vërdallë. Jam shumë e zënë dhe e lumtur për t’u bërë sërish ajo gruaja që ju njihni! Por kushedi! Mos më beni t’jua rikujtoj se cila jam”: ka shkruar këngëtarja!


Nuk e dimë se çfarë apo cilat e kanë mërzitur Adelinën, por me siguri ato për të cilat ajo flet e kanë marrë mesazhin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF