KreuCelebrity

Njihuni me Kristën, vogëlushen 7-vjeçare të Vikena Kamenicës!

Mexosopranoja Vikena Kamenica është tejet diskrete sa i përket jetës private. Për sukseset dhe arritjet  e saj në karrierë të gjithë jemi në dijeni, ama për çështjet e zemrës e për njerëzit e dashur të familjes, Vikena ka preferuar të tregohet e rezervuar, duke i mbajtur vetëm për vetë.

Vigjilja e Krishtlindjes së vitit 2011 do të ishte më kuptimplota në jetën e këngëtares së njohur lirike, pasi ajo solli në jetë vajzën e saj Krista, emrin e së cilës duket se ja diktoi vetë periudha e shenjtë në të cilën ajo lindi.

Por mami Vikena postimet me të bijën në rrjete sociale i ka të paktë, e madje ‘me pikatore’, ama ne sapo pamë një foto të Kristës, sot 7 vjeç të postuar pak orë më pare, në llogarinë e instagramit të stilistes Enada At’Nikolla.

E veshur me një fustan të krijuar nga At’Nikolla, Krista bukuroshe duket fiks siç e ka quajtur Enada, “një lulkë në atelie”.

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF