KreuCelebrity

Nuse dhe vjehrrë, të qeshura e të përqafuara; Fatma me mamin e Alfios si dy shoqe!

Duket se marrëdhënia nuse-vjehrrë mes Fatmës dhe nënës së partnerit Alfios po shkon ‘vaj’. Të paktën këtë na la të kuptojmë një foto e postuar nga shefi i kuzhinës  në llogarinë e tij në instagram.

Dy femrat e jetës së tij të përqafuara e tejet të qeshura duket se kanë krijuar një marrëdhënie shumë të veçantë me njëra-tjetrën. Alfio kuptueshëm i ka etiketuar si 2 zemra, partneren dhe nënën e tij duke e shoqëruar foton me nr 2 dhe një emoji zemër.

Çifti ka kaluar festën e Krishtlinjes në Shkodër në vendlindjen e Alfios së bashku me prindërit e tij.

Tani mund të themi me siguri që Fatma është nusja e shtëpisë dhe familjes Rrotani.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF