KreuCelebrity

VIP-at që kanë celebruar dashurinë e tyre në fshehtësi!

Jo çdo çift vipash ëndërrojnë që të dalin nëpër kopertinat e revistave ose të bëjnë një dasëm të madhe që ta marrin vesh të gjithë. Në fakt për shumë njerëz një dasëm e fshehtë është perfekte. E fundit që e bëri këtë? Aktorja Robin Wright u martua në Francë me Clement Giraudet. Por Wright nuk është e vetmja e cila është martuar fshehurazi. Më herët këtë muaj Michelle Williams zbuloi se u martua me tekstshkruesin dhe këngëtarin Phil Elverum në një ceremony private në New York. Amy Schumer,Mary-kate Olsen, Beyonce dhe Blake Lively me Ryan Reynolds janë vetëm disa nga vipat që kanë bërë një dasëm larg syve të publikut.

Ja 25 dasma të vipave që akoma nuk ka shumë informacion.

Gisele Bündchen and Tom Brady

Edhe pse çifti është fotografuar dorë për dore në tapetin e kuq pafundësisht përsëri fotografët nuk ishin të ftuar në dasmën e tyre në Costa Rica në 2009-ën.

Phil Elverum and Michelle Williams

Aidy Bryant and Conner O’Malley

Pasi u fejuan në Qershor të 2017-ës, Aidy Bryant dhe Connor O’Malley u martuan disa muaj më vonë në New York. Ata e konfirmuan lajmin e martesës disa muaj më vonë në instagram.

 

Amy Schumer and Chris Fischer

Schumer u martua me shefin e Martha’s Vineyard përpara 80 të ftuarve në Malibu.

Blake Lively and Ryan Reynolds

Edhe pse ajo e lejoi Martha Stewart Weddings të shkruante për dasmën e saj ne mundëm të shihnim vetëm një paraqitje të shkurtër të fustanit Marchesa që u tha se Lively veshi kur u martua me Ryan.

Amanda Seyfried and Thomas Sadoski

Në fillim të 2017-ës Amanda Seyfried dhe Thomas Sadoski—të cilët u takuan në setin e filmit The Way We Get By  në 2015-ën dhe u fejuan në 2016-ën- njoftuan se ishin arratisur. “Ne thjesht u larguam nga vendi me një gjykatës , vetëm ne të dy dhe u martuam,” tha Sadoski për dasmën e tyre private.

Margot Robbie and Tom Ackerley

Ata të dy u njohën ndërsa xhironin filmin Suite Française por nuk kanë qenë shumë të hapur për marrdhënien e tyre. Sipas thashethemeve çifti u fejua dhe më pas u martuan në një ceremony private në 2016-ën, por Robbie i pushoi këto thashetheme në Gusht kur foli me Extra për planet e dasmës së saj: “Nuk mund të pushoj për asnjë moment tani për tani kështu që dasma duhet të presë.” Vetëm 4 muaj më vonë çifti u martua në një ceremony private në Byron Bay Australi.

Kristen Bell and Dax Shepard

Ata kanë pothuajse 5 vjet të martuar por Kristen Bell po i diskuton vetëm tani detajet e dasmës së saj me aktorin Dax Shepard në 17 tetor të 2013-ës. Çifti u martua në një ceremony private në Beverly hills dhe nuk kishin asnjë të ftuar. Bell thotë se ajo ishte një ndër ditët më të lumtura të jetës së saj. Ata kanë sëbashku dy fëmijë, Lincoln dhe Delta.

Mary-Kate Olsen and Olivier Sarkozy

Të premten pas ‘Thanksgiving'(ditës së falenderimeve), 29 vjeçarja Olsen u martua me të fejuarin e saj 46 vjeçar Sarkozy në një ceremony të mbajtur në Manhattan. Të ftuar në dasmën e tyre ishin 50 persona për të cilëve iu mblodhën celularët para se të merrnin pjesë në dasëm që lajmi i martesës të mos përhapej.

Frances Bean Cobain and Isaiah Silva

Cobain u martua pa bërë zë me të dashurin e saj prej 5 vjetësh në një ceremony private ku as nëna e saj Courtney Love nuk ishte pjesë e  15 të ftuarve. Çifti ndau lajmin e fejesës në 2011-ën jo zyrtarisht kur Cobain ndryshoi statusin e saj në ‘e fejuar’ në facebook deri në 2015-ën kur e hoqi dhe filluan thashethemet e dasmës.

Jennifer Aniston and Justin Theroux

Pas një fejese 3 vjeçare Aniston dhe Theroux  u martuan në një ceremony secrete dhe surprizë  në shtëpinë e tyre në Bel Air. Çifti ftoi miq si  Lisa Kudrow, Ellen DeGeneres, Lake Bell, John Krasinski, dhe Emily Blunt gjoja sikur ishte 44 vjetori I lindjes së Theroux.. Kush tha se nuk mund të mbash secrete në Holliwood?

Mila Kunis and Ashton Kutcher

Edhe pse mimika e saj e tradhëtoi gjatë intervistës në The Late Late Show, Kunis nuk tregoi detaje për dasmën e saj secrete me Kutcher.

Scarlett Johansson and Romain Dauriac

Edhe pse lajmi se Johanson ishte martuar me gazetarin Francez doli në dhjetor në fakt ata ishin martuar në tetor në një fermë në Montana. Kjo është hera e dytë që Johansson u martua fshehurazi; në 2008-ën ajo u martua fshehurazi me Ryan Reynolds.

Joseph Gordon-Levitt and Tasha McCauley

Aktori e ka mbajtur gjithnjë jetën e tij private shumë private dhe sigurisht edhe kur u martua me të fejuarën e tij në dhjetor të 2014-ës.

Zoe Saldana and Marco Perego

Lidhja e Saldana me artistin Italian Perego është përkufizimi i një romance që ndodh aq shpejt si një stuhi ere. Jo vetëm që dyshja u fejua disa muaj pasi filluan të dilnin bashkë në 2013  por 3 javë pas fejesës u martuan dhe në fund të 2014 lindën djemtë e tyre binjakë Cy dhe Bowie.

Cameron Diaz and Benji Madden

Edhe pse një dasmë e vogël përsëri ishte një dasëm Hollivudiane. Dreë Barrimore dhe Nicole Richie ishin shoqërueset e saj të nuses. Midis të ftuarve të saj ishin edhe  Gwyneth Paltrow, Toni Collette, dhe Judd Apatow. Muzika? Në dasmën e saj këndoi Lionel Richie dhe shumë të tjerë.

Angelina Jolie and Brad Pitt

Brad dhe Angelina kanë luajtur lojën do të martohen apo jo prej vitesh. Çifti kanë thënë më parë se do të martoheshin vetëm kur të legalizoheshin martesat Gay. Ata shpallën fejesën e tyre në Prill të 2012-ës dhe nuk treguan asnjë detaj rreth martesës. Më vonë u konfirmua se ata u martuan në shtëpinë e tyre në Francë por e vetmja gjë që dihet se të gjithë fëmijët e tyre morën pjesë në dasëm.

Alexis Bledel and Vincent Kartheiser

Çifti që u njoh në xhirimet e Mad man filluan të dilnin sëbashku dhe u fejuan pas 5 muajsh. E vetmja gjë që dihet për dasmën e tyre është se u martuan në Kaliforni.

Beyoncé and Jay Z

Edhe pse marrdhënia e tyre është bërë më publike se në atë kohë, në 2008-ën yjet e muzikës u martuan në një ceremony private në apartamentin e Jay Z në New York.

Leighton Meester and Adam Brody

Yjet e Gossip Girl, Meester dhe The OC, Brody u martuan në një ceremony secrete në Kaliforni në 2014-ën.

Kerry Washington and Nnamdi Asomugha

Këta të dy janë çifti më privat përsa i përket jetës private. Askush nuk ka parë asnjë foto të dasmës së tyre.

Penélope Cruz and Javier Bardem

Dy aktorët spanjollë njiheshin për shumë kohë para se të përfundonin sëbashku. Ata u martuan në 2010-ën një ceremony private në Bahamas dhe nusja veshi një fustan të John Gallianos.

Rachel Weisz and Daniel Craig

Të dy aktorët luajtën rolin e një çifti të martuar në filmin Dream House por vetëm në 2011 u bënë zyrtarisht burrë e grua në një ceremony private në NeW York ku morrën pjesë vetëm 4 persona përfshirë këtu djalin e aktores dhe vajzën e aktorit.

Gwyneth Paltrow and Chris Martin

Edhe pse lajmi se ata u ndanë nga njeri tjetri u shpërnda në të gjithë botën, çifti u martua në 2003-shin në një ceremony private në Santa Barbara.

Natalie Portman and Benjamin Millepied

Pas njohjes së tyre në filmin Black Swan ajo fitoi çmimin Oscar ndërsa Milliped ishte koreograf, çifti u martua pas lindjes së djalit të tyre Aleph në 2012-ën në Big Sur.

Burimi/Vogue

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF