Sot është e vëshirë ta imagjinosh familjen mbretërore pa Kate Middleton. Dukesha e Kembrixh mund të ketë fituar titullin e saj mbretëror falë martesës por në fakt ajo duket po aq mbretërore sa çdokush tjetër që ka vendosur ndonjëhrë një kurorë mbrëtërore. Publiku e pëlqeu Kate menjëherë por mesa duket I’u desh një kohë shumë e gjatë për të fituar zemrën e vjehrrit dhe vjehrrës së ardhshme por sidomos Mbretëreshës Elizabeth II.
Sipas një raporti nga Express, mbretëresha ishte shumë kritikuese ndaj Kate kur ajo ishte thjeshtë e dashura e William dhe jo një dukeshë ende. Mesa duket Mbretëresha mendonte se Kate nuk përpiqej shumë. Kate dhe William ishin të lidhur për nëntë vjet para se të fejoheshin dhe më pas të martoheshin. Duke qenë edhe se Mbretëresha e kritikonte shumë kjo mund të jetë edhe arsyeja se pse lidhja e tyre zgjati shumë para se ajo të hynte në familjen mbretërore.
Kjo është paksa e vështirë për ta besuar pasi tashmë Kate është shumë e zënë, dhe punon shumë. Ajo merr pjesë në një sërë angazhimesh mbretërore dhe bashkëpunon me një sërë bamirësish të rëndësishme plus kësaj gjen edhe kohë për të qënë me tre fëmijët e saj Princin George 5, Princesha Charlotte 3, dhe Princin Louis vetëm 8 muajsh. Mbretëresha duket e lumtur me axhendën e Kate tani por në të kaluarën nuk ishte kështu.