“U shtuam” shkruan Redi Jupi nën një video të postuar disa orë më parë në llogarinë e tij në Instagram dhe jo nuk e ka fjalën për një fëmijë tjetër në familje por për një qenush. Ish-futbollisti dhe bashkëshortja Vivian kanë menduar të surprizojnë tre fëmijët duke ju dhuruar atyre një katërputërsh me rastin e festave. Me siguri vajza Paris dhe dy djemtë Jakob e Eliot kishin kohë që e dëshironin një dhuratë të tillë dhe mami me babin këtë vit nuk ua prishën.
Në videon e publikuar tre vogëlushët duken më shumë se të ekzaltuar kur panë surprizën që priste në makinë. Sa bukur tani familja u shtua edhe me një pjestar tjetër, dhe tani ata janë gjashtë.
Gëzuar festat vogëlushë!



















