KreuCelebrity

Pas largimit nga “The Voice”, Eneda Tarifës i besohet një tjetër spektakël!

Vetëm pak ditë pas lajmit se Eneda Tarifa nuk do të jetë më pjesë e panelit të trajnerëve në The Voice, disa orë më parë këngëtarja ka njoftuar se i është besuar një tjetër spektakël i madh. Bëhet fjalë për programin maratonë të Vitit të Ri në ekranin e Tvsh, ku Eneda krahas moderimin edhe do të aktrojë e sigurisht këndojë. “Tok Tok 2019”, e ka rikthyer shumë shpejt këngëtaren në ekran, ku do të shfaqet krahë disa prej emrave më të njohur të aktrimit, humorit e muziës shqiptare. Në fakt kjo eksperiencë eshtë paksa e ngashme me atë të Portokalli ku Tarifa moderoi për rreth gjashtë vite.

 

 

Nata e ndërrimit të viteve na gjen në @rtshtv Një program i ndërtuar me shumë batuta dhe humor, nga mjeshtri i penës Pëllumb Kulla dhe i kuruar në detaj nga një artist i dashur për të gjithë, Leonard Bombaj. Pata fatin të punoj me kolegë të mrekullueshëm, të prezantoj, aktroj e këndoj në “TOK TOK” 2019 Një eksperiencë që më dhuroi shumë. Falenderoj gjithashtu edhe @blerinakllokoqirugova dhe @geraldina_sposa për veshjet e bukura që më bënë te ndihem aq mirë. #shikimtëkëndshëm #gezuar2019 ??❤️

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa) on

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF