Ata janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm.
Megjithatë daljet publike, apo postimet së bashku të çifti Monika dhe Lorik Cana në rrjete sociale janë të rralla, duket se bashkëshortja e ish-Kapitenit të Kombëtares vendosi të tregohet ‘bujare’ duke postuar si rrallë herë një foto intime të dyshes simpatike. Teksa ndodheshin në një festë ditëlindje të një mikut të tyre, çifti simpatik ka shkëmbyer një puthje pasionante, të cilën Monika e ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Ç’ mund të themi pas kësaj foto përveçse ‘sytë zemra’.



















