KreuCelebrity

Ana Gojla, artistja mbresëlënëse që na zbuloi Festivali!

Ilda Lumani

Kur një prezantues/ prezantuese vjen nga jashtë Shqipërisë skepticizmi qëndron vigjilent! A di shqip? A flet mirë? Nuk ka shqiptarë të tjerë, që u munduan deri në Kanada për të sjellë një vajzë që andej???

Jam e bindur se të gjitha pyetjet e dilemat, morën fund në mbrëmje sapo Festivali i 57-të i Këngës në Rtsh nisi!

Ana Gojla, -me një formim artistik mbreslënës, aktore, muzikante, producente, – e veshur si një rockgirl, ulur në karrige këndoji drejtpërdrejtë (na kritikon Pandi Laço, po të themi ‘live’) këngën “Mall” të Eugent Bushpepës,  dhe menjëherë publiku ra në dashuri me të!

 

Mandej çdo gjë ishte mbresëlënëse!

Së bashku me aktorin Viktor Zhusti, një kavalier i rrallë në skenën shqiptare, ata nuk bënë thjesht një prezantim formal, as rutinën, as egoist, as garues, as mendjemadh, as delirant, por një prezantim të këndshëm, që rridhte kaq natyrshëm, që fliste me gjuhën e artit, elegancës, sharmit, konçizitetit, fisnikërisë, pak ironik dhe promovues i vlerave më të mira që kemi!

Falë një skenari të punuar aq elegant nga Pandi Laço, ku mesazhi i kultivimit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe ishte një nga më të rëndësishmit, çka u identifikua më së miri me Anën, një vajzë që lindi në emigrim, dhe që familja i mësoi dhe edukoi shqipen si bazën e parë të formimit të saj!

Më tej, interpretimi i saj në anglisht, apo edhe bashkë këndimi me Ermal Metën, në këngën shqiptare himn “Në bankat e shkollës”, të Anida Takes, ishte mbyllja më e ëmbël e kësaj mbrëmjeje!

Sot 22 këngëtarët, që dhuruan emocion në sallë me këngët dhe interpetimin e gjallë, me orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar, do të interpretojnë sot alla Eurovizion. Por nata e djeshme është qartazi garancia e një suksesi që do të vijijojë deri në Fianlen e 22 Dhjetorit!

Ndërsa, unë me po kaq dëshirë do të pres sot prezantimin e natës së dytë të Fest ’57.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF