KreuCelebrity

Monika Kryemadhi dhe Mirela Kumbaro, XING veshje në Parlament!

Ato mund të mos ndajnë të njëjtat bindje politike, mund te mos pajtohen hiç me idetë e njera tjetrës  sa i përket politikës, ama qëlloi që shijen për veshjen, të paktën këtë të enjte Parlamenti,  Monika Kryemadhi dhe Mirela Kumbaro ta kenë njësoj.
Paraditen e 20 dhjetorit teksa drejtoheshin për në Kuvend, Ministrja e Kulturës dhe Kryetarja e LSI u panë se kishin zgjedhur të njëjtën pallto.


Panorama ka fotografuar Kumbaron dhe Kryemadhin, të cilat nxitonin drejt seancës së radhës plenare.

Zonja Mirela kishte zgjedhur ta vishte me një palë pantallona klasike në ngjyrë të zezë, ndërsa zonja Monika ka preferuar t’i japi look-ut një prekje më sportive duke e kombinuar me një palë pantallona në ngjyrë blu.

Pallto në ngjyë të kaltër, me dy xhepa të mëdha, me jakë të thellë dhe rrip në mes, duke se ‘bashkoi’ kësaj here dy zonjat kundërshtare të politikës.
Cila ngjan më bukur?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF