KreuCelebrity

Bleona Qerreti e vendosi; mami për herë të parë

Disa muaj më parë një video e Bleona Qerretit teksa injektonte një shiringë në barkun e saj bëri xhiron e rrjetit. Këngëtarja kishte vendosur të ngrinte vezët, në mënyrë që të kishte mundësi të bëhej mami në një kohë kur të gjente partnerin e kur kushtet të jenë pjekur.

Por duket se për Bleonën i duhuri nuk duket gjëkundi, ndaj ajo ka vendosur të vijojë me hapat e tjerë të proçesit për t’u bërë nënë, ndonëse pa një partner. Pak orë më parë Qerreti ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku shihet në një shtrat spitali, ndërkohë që nën foto sqaron se mesa duket ka ardhur momenti për të bërë Fertilizimin In Vitro, duke qenë se nuk mundi të gjejë një partner.

“Kur nuk e ke gjetur të duhurin, ka gjithmonë një zgjidhje #californiafertilitypartners”: shkruan Bleona nën postim, duke na lënë të kupojmë se shumë shpejt ajo do të përjetojë ndjesinë e bukur e të bërit mami.

Ajo ç’ka na e përforcon edhe më shumë këtë ide është një koment i mikes së Bleonës e cila e pyet nëse ajo do të bëhet teze.

“Do të bëhem teze”; shkruan shoqja

“Po do të bëhesh”; është përgjigja që jep këngëtarja shqiptare.

Epo urime Bleona!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF