KreuCelebrity

Vetëm 9 muajsh Sia e Amit dhe Ermalit hedh hapat e parë!

Momenti i hedhjes së hapave të para të fëmijës është shumë emocionues për çdo prind. Të gjithë rendim pas telefonit, apo aparatit për të fiksuar në celuloid ngjarjen e bukur të fëmijës. E sigurisht ashtu ka bërë edhe mami Amarda.

Vogëlushja Sia, ndonëse vetëm 9 muajsh ka hedhur hapat e parë dhe mami krenare ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram ngjarjen e bukur të së voglës. E veshur me kostumin e babagjyshit dhe me flokët kapur dy bishtaleca të vogla, vajza e Amit dhe Ermalit duket teksa ecën nëpër shtëpi ndërsa shtyn një karrocë të vogël.

Sia erdhi në jetë më 12 mars 2018, si fëmija i dytë në familjen Mamaqi, pas djalit Joel.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF