KreuCelebrity

Ç’ po ndodh me Elvana Gjatën?! Fansat po e braktisin

Është një ndër artistet me më shumë ndjekës në rrjetin social instagram dhe kjo shpjegon edhe suksesin e madh që Elvana Gjata ka në karrierën e saj si këngëtare. Por pas ngjarjes së bujshme që ndodhi në Ish Bllok në tetor të këtij viti, ku u përfshi i fejuari i këngëtares, duket se kjo ka ndikuar jo fort për mirë në karrierën e yllit të “Mike”, pasi së fundmi është vënë re se në instagramin e Gjatës kanë filluar të largohen ndjekësit.

 

Në vetëm dy muaj nga ngjarja nga llogaria e instagramit të artistes janë larguar 100 mijë ndjekës, e arsyeja ndoshta ka të bëjë edhe me largimin e Elvanës nga karriera muzikore. Ndërsa në rrjetin social  këngëtarja e shumë hiteve nuk ka postuar që prej datës 29 shtator.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF