Miley Cyrus u martua me Liam Hemsworth në një ceremony secrete natën e krishtlindjeve por kjo nuk dihej me siguri të plotë derisa dolën edhe fotot nga ceremonia. Miku më I mirë I këngëtares Mark Ronson postoi edhe një video të lezetshme të dasmës së çiftit në Instagramin e tij.
Miley gjithashtu postoi një sërë fotosh nga dasma e saj me Liam dhe duken shumë të lumtur. Një një nga fotot shihet Miley e cila e përqafon Liam pas betimeve të dasmës së tyre.
Çifti kanë qenë të fejuar për 6 vjet dhe e celebruan dashurinë e tyre në martesë në prani të familjarëve dhe miqve më të ngushtë. Miley dhe Liam e shpallën fejesën e trye për herë të parë në 2012-ën por një vit më vonë u ndanë. Ata e rifilluan romancën e tyre në 2016-ën ndërsa Miley udhëtoi në Australi për të kaluar vitin e ri me familjen e Liam.
Ata të dy nuk I kanë mohuar kurrë uljet e ngritjet në romancën e tyre dhe pasi u lidhën përsëri bashkë, Liam pranoi se të dy kishin nevojë të fokusoheshin në jetën e tyre individuale para se të ktheheshin sërisht sëbashku.