Që në nisje të sezonit, Nevina Shtylla po moderon programin e sportit krah Edi Manushit në Top Channel. Pas një dekade me Marina Vjollcën, e mandej sezonin e kaluar me bionden tjetër simpatike Fjoralba Ponari, këtë sezon “Proçesi Sportiv” zgjodhi të moderohej për herë të parë nga një brune.
Por duket se për Nevina Shtyllën do të ketë edhe një tjetër program, që i është besuar. Ka qenë vetë bukuroshja Shtylla ajo që ka zbuluar se shumë shpejt do ta shohim të dielave, por duke mos zbuluar detaje.
Ka mundësi që Nevina të jetë pjesë e ndonjë rubrike në “E Diell”, program që starton më 27 janar 2019. Gjithsesi gjithçka mbetet për t’u parë se ku dhe si do ta shohim moderatoren e ëmbël të ekranit.