KreuCelebrity

Kate Middleton dëshiron ta çojë Princin George në shkollën e saj të vjetër dhe jo në Eton!

Duka dhe Dukesha e Kembrixh kanë diskutuar që djalin e tyre të madh George ta çojnë në shkollën me konvikt Marlborough e cila kushton 12.605 pound një semester. George është 5 vjeç kështu që ata kanë pak kohë për të marrë një vendim mbi edukimin e tij në të ardhmen.

Si Marlborough ashtu edhe Eton bëhen kolegje me kohë të plotë për fëmijët në moshën 13 vjeçare. Momentalisht George është nxënës në shkollën Thomas’s Battersea e cila kushton 6.158 pound semestri në jug të Londrës.

Kate bashkë me motrën dhe vëllain e saj e kanë pëlqyer shumë kohën që kanë kaluar dikur në këtë shkollë. Shkolla përfhsin një pishinë me dysheme të lëvizshme që ndryshon thellësinë e saj.

Miqtë e tyre thanë: “William dhe Catherine habitën shumë njerëz me zgjedhjen e tyre për shkollën Thomas’ Battersea për George duke qenë se ekzistojnë shkolla mbretërore më tradicionale por ata e zgjodhën pasi menduan se ishte e duhura për djalin e tyre.”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF