KreuCelebrity

Iraniania Sahar Tabar ‘kopja’ e Angelina Jolie poston foto të çuditshme me buzë të enjtura dhe flokë portokalli!

Sahar Tabar e cila u bë e njohur me imitimin e aktores së njohur Angelina Jolie falë fotove të postuara në instagramin e saj ka fituar më shumë se 400.000 ndjekës. Fotot e saj të fundit në instagram e tregojnë atë me një peruke rozë, lëkurë shumë të zbehtë dhe një fasho mbi hundën e saj. Edhe buzët e saj duken të enjtura.

Pamja e saj unike e cila është shpërndarë me qindra herë nëpër rrjetet sociale mbi faktin se ajo ka kryer mbi 50 operacione plastike për t’u dukur njësoj si Angelina Jolie. Sahar e cila pretendon se është vetëm 20 vjeç poston rregullisht foto online duke krahasuar veten e saj me ‘nusen skelet’ dhe ‘një zombie’ për faqet e saj me gropë, lëkurën e zbehtë dhe lentet e bardha. Një tjetër tipar dallues I Sahar është edhe fakti që e bën veten të duket shumë e hollë por mendohet se ky është një trik që ajo e bën falë editimit të fotove.

Online ka shumë debate mbi imazhin e saj pasi Sahar nëpër postet e saj shkruan: “Po unë jam Angelina Jolie,” me hashtagun “nusja skelet’. Thuhet se ajo ka pranuar se ka rregulluar hundën, ka zmadhuar gojën dhe ka kryer heqje dhjami por është e paqartë nëse ka kryer me të vërtetë operacione plastike.

Shumë persona thonë se pamja e saj është e rreme dhe është meritë e një artisti të makijazhit. Në fillim kur ajo ndante foto  si ka qenë më parë për të dokumentuar transformimin e saj një person tha: “është e gjitha makijazh dhe trike dixhitale. Ajo duket si fotoja në të majtë. Mos u bëni budallenj.” Mesa duket edhe ajo vetë e konfirmoi në një media ruse se në fakt asgjë nukk është e vërtetë por është thjesht fotoshop dhe makijazh.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF