Vajza e Serena Williams, Olimpia padyshim që është fansja më e madhe e nënës së saj dhe kjo video më poshtë e vërteton më së miri këtë.
Duke postuar videon më të lezetshme të vajzës së tij Alexis Ohanian shkroi: “@olympiaohanian është një sport kaq I mirë saqë ajo duartrokiti për çdo pikë që shënohej-edhe për mamin @serenaëilliams edhe për tezen @venusëilliams.”
Në videon e adhurueshme shihet vogëlushja e cila duartoket për të dyja lojtaret, Serena Williams tha: “ajo është një bebe me klas e cila duartrokete edhe mamin dhe kundërshtaren time që në këtë rast është tezja e saj. Të shihja atë të duartrokiste ishte shumë e lezetshme.”
Alexis Olympia Ohanian Jr tashmë ka faqen e saj zyrtare në instagram në të cilën prindërit e saj I postojnë foto. Williams e lindi vajzën e saj në 1 Shtator 2017. Për shkak të disa komplikacioneve të shtatzanisë bëri që ylli I tenisit të vuante nga embolia pulmonare dhe si pasojë ju desh të kryente një sërë operacionesh.