Mbrëmjen e 1 Janarit në Top Channel u transmetua programi “Shiko kush luan”. Të ftuarit e puntatës së fundit të këtij emisioni për këtë vit ishin të gjithë pjestarët e produksionit muzikot “Threedots”. Flori Mumajesi, Kejsi Tola, Bruno, Dj Viki, Klajdi Haruni e Krustia luajtën, kënduan e kërcyen duke krijuar një atmosferë të këndshme!
Në një pikë të programit Flori Mumajesi rrëfu një ngjarje të trishtë të jetës së tij që i ka shkaktuar kantautorit një problem serizo shëndetësor.
Pasionin e madh për muzikën Flori e ka patur që herët e siç edhe rrëfeu para Luanës ai dëgjonte muzikë me volum shumë të lartë nëpërmjet një boksi të madh. Gabimi i madh që ka bërë Mumajesi ishte fakti se ai mbante kufjen vetëm në njërin vesh, atë të majtin duke shkaktuar një dëm të pakthyeshëm, pasi në moshën 13 vjeçare këngëtari humbi 70% të dëgjimit në veshin e majtë.
Ai ka edhe një tatuazh në rrëzë të veshit dedikuar këtij problemi shëndetësor!