KreuCelebrity

Albi dhe Alba udhëtim romantik pas festave!

Nuk e pranuan asnjëherë, ama fakt është që ata janë çift! Albi Nako dhe Alba Hoxha, prej mëse dy vitesh po shijojnë historinë e tyre të dashurisë ndonëse larg vëmendjes së publikut.

Çifti herë pas here arratiset së bashku, për t’u shkëputur nga aktivitetet e punës e impenjimet. Ashtu kanë vepruar edhe këtë fillim janari ku duket se koreografi i njohur dhe vajza e motit në Tv Klan kanë zgjedhur qytetin juglindor të Korçës për një arratisje të ëmbël nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Dyshja e njohur kanë postuar foto në llogaritë e tyre në instagram, ku duket panorama e mrekullueshme e qytetit mbuluar nga dëbora!

Ndonëse ata janë kujdesur që të mos postojnë foto së bashku, destinacioni i njëjtë që kanë nxjerrë në instagram i nxjerr ata ‘zbuluar’.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF