Ai u bë baba për herë të parë më 18 dhjetor 2018, e duket se Mozzik po e shijon në maksimum statusin e ëmbël të të bërit prind. Reperi dhe partnerja e tij Loredana nuk janë treguar aspak supersticiozë duke e publikuar portretin e Hanës së porsalindur herë pas here. Postimi i fundit që ka bërë babai i ri është më i ëmbli e më i bukuri i vogëlushes.
Mozzik publikoi në instastoryn e tij të voglën teksa po fle dhe pamja është vërtet ëngjëllore.
“Jeta ime në një foto”; shkruan reperi në foto, duke e kuptuar plotësisht ndryshimin dhe rrjedhën e bukur që ka marrë jeta e tij dhe e Loredanës që prej ardhjes së vogëlushes Hana.