KreuCelebrity

Jennifer Lopez, 49 duket fantastike në numrin e ri të kopertinës së Harper’s Baazar!

Këngëtarja 49 vjeçare ka tërhequr shumë vëmendje në realizimin e kopertinës së saj më të fundit. Në numrin e ri të revistës aktorja e Second Act duket fantastike veshur me një sërë veshjesh fantastike. Në foton e kopertinës bukuroshja nënë e binjakëve 10 vjeçarë Maximilian dhe Emme me ish-bashkëshortin e saj Marc Anthony- kishte veshur një fustan të kuq me një jakë të hapur v të zbukuruar me një rrip të zi që nxirrte në pah belin e saj të hollë.

Në një tjeëtr imazh të përfshirë brenda revistës ajo duket fantastike veshur me një kostum plazhi të zi dhe kapelen përkatëse. Edhe pse Lopez shpesh komplimentohet shumë ajo përsëri pranon se edhe kritikohet shumë gjë që ndikon në vetëbesimin e saj.

Në intervistën e saj ajo tregoi: “Ndihem shumë krenare që kam mbijetuar kaq gjatë në këtë biznes. Në këtë pikë të jetës time po mundohem ta vlerësoj akoma më shumë vetveten. Është e vështirë kur njerëzit të thonë gjithnjë se nuk je mjaftueshëm e mirë në gjërat që bën apo thua. ‘Pse është ajo e suksesshme?’ Kur je e sukssesshme kjo pyetje bëhet shumë shpesh. Kjo nuk ndodh kur je një mashkull. Me njerëzit sidomos me femrat është që 12 njerëz të thonë se je e mrekullueshme ndërsa një person I vetëm është ai që të kritikon dhe në mendje të mbetet ky I fundit.”

“Si përfundim ti thua, ‘Prit nuk po gënjej. U bë një kohë e gjatë që po e bëj këtë punë. Nuk është një gabim. Kam punuar shumë fort që të arrij këtu ku jam.’ Dhe e di çfarë? Urime vetes time. Jo në mënyrë arrogante. Është si, ‘ti po ja del shumë mirë e dashur.’ Merr disa pushime për veten tënde.” Pavarësisht karrierrës shumë të suksesshme si në industrinë e muzikës ashtu edhe atë të filmit, Jennifer lodhet ndonjëherë nga axhenda e saj e mbushur dhe në vend që të heqë dorë komplet ajo thjesht merr kohën që ka nevojë për të pushuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF