KreuCelebrity

Seriali ‘Suits’ I ofron Meghan Markle miliona dollar për një rikthim të fundit!

Mesa duket ekziston një mundësi e vogël q ëish aktorja amerikane dhe aktualisht bashkëshortja e Princit Harry, dukesha e Sussex Meghan Markle të kthehet në television. Dailymail raporton se NBC dëshiron që të Meghan të marrë përsëri rolin e saj në Suits dhe është e gatshme të paguajë miliona dollar për këtë. Por para se të entuziasmoheni së tepërmi për këtë mesa duket skuadra e Suits po kërkon vetëm një një regjistrim të shkurtër –një klip 2 minutësh që mund të xhirohet edhe në Angli.

Sipas burimit, xhirimet mund të bëhen brenda ditës dhe historia mund të pasqyrojë jetën aktuale të Meghan- shtatzanë dhe e lumtur duke jetuar me bashkëshortin e saj Mike (bashkëshorti në film) në Angli. Kjo nuk duket si diçka që mbretëresha do e aprovonte por me një pagë potenciale prej 6 milion dollarësh që do të shkojë për bamirësi kjo nuk duket dhe aq e pamundur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF