KreuCelebrity

Mia dhe mami Rudina e bënë plakun e borës dhe ne më në fund pamë portretin e vogëlushes!

Askush më shumë se fëmijët nuk e shijon rënien e dëborës. Duke përfituar nga reshjet që kanë rënë këtë fillim viti pothuajse në të gjithë Shqipërinë e Kosovën, shqiptarët kanë mësyer këtë fundjavë nëpër destinacionet e bardha. Duket se ashtu ka bërë edhe moderatorja Rudina Magjistari e cila së bashku me të bijën Mian dhe bashkëshortin Xhavit kanë zgjedhur të ‘festojnë’ rënien e dëborës pikërisht në Kosovë.

Mia bukuroshe, e ndihmuar edhe nga mami Rudina  nuk mund të mos bënte një plak prej bore. Moderatorja ka ndarë për ndjekësit e saj në instagram disa video ku duket proçesi i punës për realizimin e plakut prej dëbore, i cili doli me të vërtetë i bukur.

Sytë dhe kopsat Mia dhe mami i bënë me qymyr, për hundën përdorën një karrotë, për duar dy shkopinj, e pasi  vunë shallin e kuq dhe një kapele; plaku i dëborës është gati.

Aty mes videosh ne arritëm të dallojmë portretin e ëmbël të 3-vjeçares, për të cilën mami është kujdesur që të mos na e zbulojë asnjëherë deri më sot. Nga foto që ne arritëm të shkëputnim në video, duket një ngjashmëri e madhe e Mias me mami Rudinën.

A nuk ju duket edhe juve kështu?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF