KreuCelebrity

Vajzat e njohura të ekranit shqiptar bëjnë XING me ngjyrën e flokëve!

Ashtu si çdo trend tjetër kohëve të fundit, edhe flokët në ngjyrë pink, apo nuance të kësaj ngjyre, zanafillën e patën tek të famshmet e familjes Kardashian-Jenner. Pasi u pa Kim, Khloe, apo Kylie të ngjyrosnin kokën në ngjyrë violet, kaq mjaftoi që trendi i ri të përqafohej anekënd botës.

E sigurisht flokët lejla nuk mund të mos ktheheshin trend edhe në vendin tonë, e si përherë janë vajzat e famshme ato që guxuan!

E para që u pa me këtë ngjyrë në flokë ishte këngëtarja Vesa Luma, e cila në nëntor të 2018-ës, vendosi të surprizojë me ‘look-un’ e ri. Flokë rozë dhe një portret i ëmbël si i Vesës mendojmë se është një kombinim perfekt.

Moderatorja Sara Kolami gjithashtu i dha një ‘spërkatje’ lejla flokëve të saj pak muaj më parë, e duket se i ka shijuar shumë kjo ngjyrë flokësh, pasi ajo ende nuk ka vendosur ta heqë.

Roza me flokë rozë! Vitin 2019 moderatorja erdhi me një ndryshim në ‘look-un’ e saj, kur ne puntatën e radhës të “Why Not” ajo u shfaq me flokët të lyera pink. Rozës i pëlqejnë shumë flokët kështu; edhe ne na pëlqejnë!

 

 

 

 

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF